Tragjedi në Itali/ Mbytet 7-vjeçarja shqiptare, babai: Kërkoj drejtësi

Aktualitet

Tragjedi në Itali/ Mbytet 7-vjeçarja shqiptare, babai: Kërkoj

Një tragjedi ka ndodhur të mërkurën në liqenin e bioparkut AcquaViva në Caraglio, pak kilometra larg Cuneos, 7-vjeçare shqiptare është mbytur.

Pasi mori pantoflat rozë dhe rrobat e banjos, mëngjesin e së mërkurës Anisa Murati i tha lamtumirë mamit dhe babit për të kaluar një ditë në Bioparco së bashku me grupin e fëmijëve dhe adoleshentëve nga qendra verore.

Por në fund të ditës, ishin pikërisht ato pantofla që shkaktuan tragjedinë e vajzës 7-vjeçare me origjinë shqiptare, e cila jeton me familjen e saj në Demonte, në zonën e Cuneos.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mediat italiane shkruajnë se vogëlushja u gjet dy metra thellë në pellgun e madh artificial vetëm pas ndërhyrjes së mjeteve të urgjencës.

Kjo tragjedi ka tronditur komunitetin ku jetonte vajza shqiptare pasi vdekja e saj shoqërohet me shumë pikëpyetje. Për momentin është hapur një rast për vrasje dhe braktisje të fëmijëve.

Duke folur për mediat italiane, babai i vajzës 7 vjeçe, Jetmir Murati ka kërkuar drejtësi, pasi sipas tij, vajza nuk dinte të notonte dhe për këtë i ishin dhënë edhe krahët ndihmues.

‘Ajo ishte jeta ime, pse ka vdekur në këtë mënyrë, unë kërkoj drejtësi deri në fund për këtë tragjedi’, ka thënë babai i vajzës 7 vjeçe.

Anisa i ishte besuar animatorëve që duhej ta monitoronin, por pse askush nuk e vuri re zhdukjen e saj derisa erdhi koha për t’u kthyer në shtëpi?

Edhe pse kishte pasur dhjetëra fëmijë nga e gjithë lugina, në biopark ishin vetëm 7 shoqërues, vetëm dy prej të cilëve ishin të rritur. Pozicioni i tyre është në pikëpyetje pasi duhet të vlerësohet se cilat ishin detyrat e tyre dhe cilat ishin ato të shoqëruesve.

Bioparku tashmë është në sekuestrim për periudhën e nevojshme për hetimet gjyqësore dhe së shpejti do të kryhet autopsia e vogëlushes.

Gjithashtu do të bëhen vlerësime edhe për organizimin e kampeve verore dhe për raportin mes fëmijëve dhe edukatorëve.

ME TE LEXUARAT