PD reflekton, pas mbledhjes në seli ‘anulon’ bojkotin dhe niset drejt Kuvendit për seancën plenare, Berisha: U faktua se…

Aktualitet

PD reflekton, pas mbledhjes në seli ‘anulon’ bojkotin dhe niset

Partia Demokratike, e cila ka bojkotuar dy seancat e fundit plenare, sot vendosi të marrë pjesë në seancë pas disa orësh mbledhje me Grupin Parlamentar.

Debatet e ashpra në grup i lanë vend reflektimit. Gazmend Bardhi porositi me mesazh deputetët që të përgatiten për skenarin e pjesëmarrjes në seancë plenare.

Raportohet se tashmë ata janë nisur drejt Kuvendit për të marrë pjesë në punime.

“Për injorimin e plotë dhe total të kërkesave të protestuesve për t’u sjellë në Parlament, u faktua përfundimisht që kjo narkomazhorancë ka vetëm armiqësi të hapur ndaj protestës. Nuk merr për bazë asnjë kërkesë, gjë e cila u dëshmua. Amendamentet tona i mban Rama në sirtarët e Niko Peleshit”, tha Berisha. 

ME TE LEXUARAT