PD do të çojë në Kushtetuese Endri Shabanin
Lajmifundit
/
15 Dhjetor 2025, 17:15
Aktualitet

Partia Demokratike do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të kundërshtuar zgjedhjen e Endri Shabanit në postin e Avokatit të Popullit.
Burime bëjnë me dije se vendimi është marrë nga Grupi Parlamentar i PD-së, i cili ka vendosur se duhet të ndjekë rrugën ligjore.
Opozita pretendon se procesi i zgjedhjes nuk ka respektuar procedurat dhe parimet kushtetuese.
Berisha këtë pasdite, pak para se të nisë “Foltoren” para Kryeministrisë, mblodhi grupin e PD, mbledhje e bërë me dyer të mbyllura.


