Pastruesja “i grabiti” 500 mijë euro, del nga burgu Alda Klosi, ish-këshilltarja e Ahmetajt

Aktualitet

Pastruesja “i grabiti” 500 mijë euro, del nga burgu Alda Klosi,

Përfundon dënimin dhe lirohet nga burgu Alda Klosi.

Më 19 mars Gjykata e Tiranës e dënoi ish-shefen e kabinetit të ish-ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave, Arben Ametaj  me 2 vjet e 6 muaj që me gjykim te shkurtuar i takonte 20 muaj.

Ndërkohë pas lirimit do të qëndroje në arrest shtëpie për akuzen e dytë të pastrimit të parave derisa prokuroria të vendos pas afatit që i la gjykata. 

Arrestimi i ish-zyrtares së lartë erdhi pas hetimit të kallëzimit të saj të kryer në polici për vjedhjen e qindra mijëra eurove në banesë.

Pas njoftimit të vjedhjes së banesës së Klosit në rrugën e Kosovarëve në Tiranë në dhjetorin e kaluar, policia arrestoi Rozeta Dobin dhe Havier Dobin, nënë e bir, nën akuzën e vjedhjes pasi në shtëpinë e tyre u gjet një shumë e konsiderueshme parash ndërsa Havierit iu sekuestruan disa makina.

Klosi deklaroi në polici më vonë se në banesë kishte pasur 120 mijë euro dhe 30 mijë dollarë krahas bizhuterive, në çastin e vjedhjes.

Policia mbajti nën përgjim në komisariat Rozeta Dobin, e cila punonte si pastruese dhe Havierin, ndërsa këta diskutuan për një shumë tjetër parash të fshehur në tubin e ventilatorit të kuzhinës.

Policia nuk kishte gjetur këtë shumë në kontrollin e parë por kur rivizitoi banesën, gjeti 404 mijë euro dhe 8500 dollarë. Në total policia gjeti 462,950 euro; 15,500 dollarë amerikanë dhe 368 mijë lekë në shtëpinë e Klosit.

Së bashku me Klosin, për gjykim janë dërguar edhe Rozeta dhe Havier Dobi, për veprën penale “vjedhja” me pasoja të rënda, në bashkëpunim – të cilët dhe këta do të gjykohen me gjykim të shkurtuar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion