Lajmi i fundit! Mbërrijnë në Rinas 60 mijë doza të vaksinës kineze (Video)

Aktualitet

Lajmi i fundit! Mbërrijnë në Rinas 60 mijë doza të

Kanë mbërritur në Rinas pak minuta më parë 60 mijë vaksina Sinovac, të kompanisë kineze. Lajmin e bëri me dije Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Kjo e fundit përmes një video live në Facebook, ka treguar lajmin e shumë pritur.

“Aeroporti “Nënë Tereza” - Sapo kanë mbërritur edhe 60 MIJË doza të vaksinës Sinovac , teksa presim të hënën sërish doza të tjera të vaksinës Pfizer, për të vazhduar pa u ndalur me planin tonë të vaksinimit masiv, për një sezon turistik, përtej pandemisë.

#VaksinimiNukNdalet

#ShqipëriaBuzëqesh ”, shkruan ajo. Të pranishëm në Rinas ishte ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe ministri Arben Ahmetaj

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion