"Surprizë" natën e Vitit të Ri! OTP Bank Albania i mori klientit 450 lekë nga llogaria pa njoftim
Tirane - Tri pagesa me vlerë totale 450 lekë të reja janë mbajtur nga “OTP Bank Albania” prej llogarisë së një klienti të saj, natën e ndërrimit të viteve më 31 dhjetor 2024.
“Supriza” e pa lajmëruar natën e vitit të ri përmban një pagesë në datën 31 dhjetor 2024, me vlerë 150 lekë, emërtimin SMF-SMS Banking Maintenance, një pagesë e dytë me vlerë 150 lekë, datë 31 dhjetor 2024, me emërtimin ONF-Online Banking Maintenance dhe një pagesë e tretë, 150 lekë, datë 31 dhjetor 2024, me emërtesën QMF – Komision Mujor Mirëmbajtje llogarie.
Me sa kuptohet, në një ditë të vetme, OTP Bank Albania, i ka mbajtur klientit një total prej 450 lekë, për tri shërbime të pretenduara, mirembajtje SMF-SMS, mirembajtje ONF Online, dhe komisioni mujor i mirëmbajtjes së llogarisë.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Nëse kjo e fundit, është një term i ndeshur edhe në bankat e tjera, dy zërat e parë janë krejëtsisht të panjohur dhe për ta, nuk ka asnjë transparencë. OTP Bank Albania tarifon në një ditë të vetme 150 lekë klientin për shërbimin online? Ky është një shërbim i detyrueshëm për bankat vepruese në Shqipëri, në vitin 2024 apo 2025, dhe për më tepër një shërbim i reklamuar nga kjo bankë si një ndihmë për klientin.
Nga ana tjetër edhe zëri i pagesës për mirëmbajtje SMF-SMS, është i paqartë pasi duket se i referohet shërbimit të mesazheve, dicka e pa kërkuar nga klienti që ankohet dhe që për më tepër, nëse fjala është për dërgimin e një SMS-je nga banka në adresë të klientit, sërish tarifa e aplikuarë shtë shumë e lartë.
Një kërkim i thjeshtë online tregon se operatorët ndërkohmbëtarë e tarifojnë një sms dalëse me 0.002 deri 0.003 dollarë dhe po kaq, edhe në hyrje. Cmimi që aplikon OTP Albania ndërkaq është 1.5 USD!
Sikur të mos mjaftonin këto, klienti thotë se nuk ka qenë i informuar paraprakisht për kushtet e llogarisë dhe shton, se ka disa vite që është kredimarrës në OTP Bank dhe për këtë arësye ka hapur llogarinë në fjalë.
Sipas tij, edhe pse ka derdhur vazhdimisht shuma të barabarta ose më të larta se kësti i kredisë në atë llogari, ai ka vënë re se gjendja e llogarisë nuk korepondon madje shpesh, është lajmëruar se duhet të hedhë shuma shtesë për të plotësuar këstet e kredisë.
Pikërisht në një situatë të tillë mos-rakordimi, klienti thotë se verifikoi online pagesat dhe shpenzimet e kryera duke zbuluar tri transaksionet e kryera nga OTP Bank natën e ndërrimit të viteve, më 31 dhjetor 2024, kur mesa duket, edhe vëmendja e klientit nuk ka qenë shumë e madhe, për shkak të atmosferës festive.
Redaksia verifikoi në faqen zyrtare të OTP Bank nëse ka informacion të shpallur në lidhje me kostot apo komisionet bankare, për lloagritë, për mirëmbajtjen e tyre apo për shërbimin e aplikacionit online dhe SMS-ve, por nuk informacion i tillë nuk u gjet. Në këto kushte, shumat e mbajtura nga llogaria e qytetarit përbëjnë përvetësime të kryera në mungesë akoma më të madhe informacioni dhe transprence.
Madje seksioni që shpjegon kushtet dhe termat e përdorimit të e-banking, lajmëron për një error 404 në faqen e bankës, që bën fjalë për një dokument që nuk gjendet e me këtë rast, ky seksion, i tregon kujto që ka informacion minimal edhe programin mbi bazën e të cilit është ndërtuar faqja e bankës (Wordpress) duke shënuar kështu një cënim sigurie.
Nga verifikimi në faqen përkatëse të Bankës së Shqipërisë, vihet re se komisioni i vetëm i listuar aty për OTP Bank Albania është ai i mirëmbajtjes së llogarisë së kredisë, 150 lekë, ndërkohë që dy komisionet e tjera, per SMS dhe platformen apo sherbimet online, nuk janë renditur dhe nuk janë listuar në faqen e bankës së Shqipërisë./lajmifundit.al