Publikohet lista, 34 pengjet që priten të lirohen nga Hamasi

Bota

Publikohet lista, 34 pengjet që priten të lirohen nga Hamasi

Një zyrtar i Hamasit i ka dhënë BBC-së një listë me 34 pengje, përfshirë të mitur, që grupi po mban dhe që planifikon t'i lirojë si pjesë e një marrëveshjeje të mundshme armëpushimi me Izraelin.

Siç vë në dukje BBC, lista përfshin emrat e fëmijëve që Hamasi ka thënë se janë vrarë gjatë sulmeve ajrore izraelite.

Ato përfshijnë 32 persona që u rrëmbyen gjatë sulmit nga burrat e Hamasit në Izraelin jugor më 7 tetor 2023, dhe dy të cilët janë mbajtur për një dekadë. Moshat e pengjeve në listë variojnë nga një vjeç deri në 86 vjeç.

Megjithatë, është e paqartë se sa nga 34 janë ende gjallë. Mes 34 pengjeve është 19-vjeçarja Liri Albagh, e cila u shfaq në një video të postuar nga Hamasi gjatë fundjavës duke i kërkuar qeverisë së saj të bënte një marrëveshje.

Të përfshirë janë edhe dy vëllezërit, Kfir Bibas, i cili po i afrohet ditëlindjes së tij të dytë dhe Arieli 5-vjeçar. Të dy fëmijët u morën peng së bashku me prindërit e tyre, por Hamasi ka thënë më parë se fëmijët u vranë në një sulm ajror izraelit.

Gjatë sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023, 251 persona u rrëmbyen.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion