Parkuan mbi trotuar duke bllokuar kalimin, procedohen penalisht dy shoferë në Kukës

Aktualitet

Parkuan mbi trotuar duke bllokuar kalimin, procedohen penalisht dy shoferë

Dy drejtues automjetesh në Kukës janë proceduar penalisht pasi parkuan mjetet e tyre në mënyrë të paligjshme, duke bllokuar trotuaret dhe penguar qarkullimin e lirë të këmbësorëve dhe mjeteve të tjera.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga Policia Rrugore e DVP Kukës, në bashkëpunim me Komisariatin lokal, u konstatuan dy automjete të parkuara mbi trotuar në zona të ndryshme të qytetit, çka kishte sjellë vështirësi të dukshme për lëvizjen e qytetarëve.

Pas identifikimit të autorëve, shtetasit F. Gj., 32 vjeç dhe A. F., 36 vjeç, të dy banues në Kukës, janë referuar në Prokurori për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, e parashikuar nga neni 293 i Kodit Penal.

Policia e Kukësit u bën thirrje drejtuesve të automjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të shmangin parkimet e gabuara, sidomos në hapësira të dedikuara për këmbësorët. Shkelje të tilla do të ndëshkohen me masa të menjëhershme, si në aspektin penal, ashtu edhe në atë administrativ.

ME TE LEXUARAT