Tentoi të vidhte BMW-n, pronari e zë “mat”, arrestohet 48-vjeçari në Lushnje

Aktualitet

Tentoi të vidhte BMW-n, pronari e zë “mat”, arrestohet

Një 48-vjeçar me precedentë të mëparshëm penalë është vënë në pranga nga Policia e Lushnjës, pasi u kap në flagrancë duke tentuar të vidhte një automjet në lagjen “Çlirimi”.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e së hënës, kur shtetasi G. K., banues në Tiranë, u konstatua nga vetë pronari i makinës, teksa po manipulonte centralinën e një automjeti tip “BMW”. I alarmuar, pronari lajmëroi menjëherë policinë.

Shërbimet e patrullës që ndodheshin pranë zonës ndërhynë me shpejtësi dhe arrestuan në vend autorin e dyshuar. Gjatë kontrollit, atij iu gjetën mjetet me të cilat po përpiqej të ndërhynte në sistemin elektronik të makinës.

Sipas njoftimit zyrtar, G. K. u arrestua për veprën penale “Vjedhja”, e mbetur në tentativë. Policia po heton nëse ai ka qenë i përfshirë edhe në ngjarje të tjera të ngjashme.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për vijimin e hetimeve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion