SPAK shtyn për të hënën mbylljen e hetimeve për Ilir Metën, me kërkesë të avokatit Cakrani

Aktualitet

SPAK shtyn për të hënën mbylljen e hetimeve për Ilir

Hetimet e shumëpritura të SPAK ndaj ish-presidentit Ilir Meta nuk do të mbyllen sot, siç ishte planifikuar zyrtarisht. Shkak për këtë shtyrje është bërë avokati i Metës, Kujtim Cakrani, i cili ka kërkuar që procedura të shtyhet për shkak se ndodhet me pushime.

SPAK kishte njoftuar Metën të paraqitej sot në orën 10:00 për t’u njohur me mbylljen e hetimeve, por kërkesa e avokatit u pranua dhe afati është shtyrë për ditën e hënë.

Ndërkohë, në mesditë pritet të njihet me mbylljen e hetimeve edhe Monika Kryemadhi, bashkëshortja e Metës, si dhe nëna e saj – të dyja të përfshira në të njëjtin dosje hetimore që lidhet me pasurinë dhe përdorimin e fondeve të dyshimta.

Procesi vijon të jetë një ndër çështjet më të ndjekura të momentit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion