EMRAT / Shkoi të vrasë personat që i bënë nipin për spital, kapet 47-vjeçari me armë! Çfarë ndodhi në hotel?

Aktualitet

EMRAT / Shkoi të vrasë personat që i bënë nipin

Një ngjarje kriminale është parandaluar në Kavajë, pasi një 47-vjeçar u kap i armatosur dhe dyshohet se po shkonte drejt një hoteli në zonën e Malit të Robit, në Golem, për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin e tij 18-vjeçar.

Sipas policisë, ngjarja nisi pas një konflikti në një hotel në zonën e Malit të Robit, ku shtetasi Florian Habilaj, së bashku me Arbër Habilaj, Enold Dragoti dhe M. M., kanë dhunuar 18-vjeçarin Genti Nela, i cili punonte si kamerier në lokalin e hotelit dhe është nipi i 47-vjeçarit Melison Nela.

18-vjeçari dyshohet se është dhunuar për shkak të mosdhënies së pagesës për punën e kryer, ndërsa tashmë ndodhet në Spitalin e Kavajës, nën kujdesin e mjekëve.

Melison Nela u arrestua teksa ishte nisur drejt hotelit i armatosur, me qëllim hakmarrjen ndaj personave që kishin dhunuar nipin e tij. Gjatë kontrollit të automjetit në afërsi të hotelit, në një çantë shpine u gjetën një armë zjarri automatik kallashnikov, 3 karikatorë dhe 84 fishekë luftarakë.

Policia bën me dije se pronari i hotelit, kishte “pastruar” vendngjarjen pas konfliktit me të riun, pasi DVR-ja e kamerave të sigurisë ishte hequr dhe kabllot e kamerave ishin prerë, duke tentuar të fshiheshin pamjet e ngjarjes.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, u bë arrestimi në flagrancë i Florian Habilaj, 28 vjeç, dhe Enold Dragoti, 20 vjeç, banues në Kavajë. Gjithashtu u shpall në kërkim Arbër Habilaj, 36 vjeç, ndërsa M. M., 36 vjeç, u procedua në gjendje të lirë.

Në pranga përfundoi edhe Melison Nela, 47 vjeç, i cili u kap i armatosur në automjet, teksa po shkonte drejt hotelit.

Kavajë/Parandalohet një ngjarje e rëndë kriminale.

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin e tij, falë informacionit të marrë në rrugë operative dhe ndërhyrjes në kohë nga shërbimet e Policisë, parandalohet një ngjarje e rëndë kriminale.

Vihet në pranga 47-vjeçari, i cili u kap me armë zjarri automatik, 3 karikatorë dhe 84 fishekë luftarakë.

Arrestohet djali i pronarit të hotelit dhe një shok i tij, shpallet në kërkim djali tjetër i pronarit, ndërsa procedohet në gjendje të lirë dhëndëri i pronarit, të cilët kishin dhunuar 18-vjeçarin, (kamerier në lokalin e hotelit dhe nipi i 47-vjeçarit)

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë dhe të Stacionit të Policisë Golem, pas marrjes së njoftimit për një konflikt në një hotel në zonën e Malit të Robit, Golem, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi F. H., së bashku me shtetasit A. F., E. D. dhe M. M., kanë dhunuar shtetasin G. N., 18 vjeç, kamerier në lokalin e hotelit, për shkak të mosdhënies së pagesës për punën e kryer. 18-vjeçari ndodhet në Spitalin e Kavajës, nën kujdesin e mjekëve.

Gjatë kryerjes së veprimeve, shërbimet e Policisë kanë marrë informacion në rrugë operative se xhaxhai i 18-vjeçarit, shtetasi M. N., 47 vjeç, banues në Kavajë, i armatosur me armë zjarri, ishte nisur drejt hotelit, me qëllim vrasjen e personave që kishin dhunuar nipin e tij.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë, duke ndaluar në afërsi të hotelit automjetin që drejtohej nga ky shtetas. Gjatë kontrollit të automjetit, në një çantë shpine, shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri automatik, kallashnikov, 3 karikatorë dhe 84 fishekë luftarakë.

Po nga veprimet hetimore rezultoi se vendngjarja ishte pastruar, DVR-ja e kamerave të sigurisë ishte hequr dhe kabllot ishin prerë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve F. H., 28 vjeç, dhe E. D., 20 vjeç, banues në Kavajë; u shpall në kërkim shtetasi A. F., 36 vjeç; u procedua në gjendje të lirë shtetasi M. M., 36 vjeç, banues në Kavajë.

Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë dhe i shtetasit M. N., 47 vjeç, banues në Kavajë.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion