Para 2 vitesh hodhi babanë nga shkallët pasi i vrau të ëmën, arrestohet 43-vjeçari në Konispol

Aktualitet

Para 2 vitesh hodhi babanë nga shkallët pasi i vrau të

Dy vite pas ngjarjes tragjike në fshatin Shalës, është arrestuar 43-vjeçari Klementin Islamaj, i cili akuzohet se hodhi nga shkallët babanë e tij duke i shkaktuar vdekjen.

Sipas autoriteteve, Klementin Islamaj është dënuar nga Gjykata e Sarandë me 3 vite e 4 muaj burg për veprën penale “Vrasja e kryer në gjendje të tronditjes së fortë psikike”.

Ngjarja e rëndë ndodhi në gusht të vitit 2024, kur 43-vjeçari reagoi pasi babai i tij, Hysen Islamaj, dyshohet se kishte vrarë me sëpatë bashkëshorten e tij, Shano Islamaj.

Krimi i rëndë ndodhi në sy të fëmijëve të Klementin Islamajt, të cilët jetonin në të njëjtën banesë me gjyshërit.

Policia bëri të ditur se arrestimi u krye nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Sarandë, pas vendimit të formës së prerë të gjykatës.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë vunë në pranga shtetasin K. I., 43 vjeç, banues në fshatin Shalës, Konispol, të cilin Gjykata e Shkallës së Parë e  Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Vrasja e kryer në gjendje të tronditjes së fortë psikike”, njoftoi sot policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion