Mashtrim dhe pastrim parash, Gjykata e Tiranës cakton “detyrim paraqitje” për biznesmenin italian

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për shtetasin italian Giovanni Telesco, i cili dyshohet për veprat penale “Mashtrimi”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Pastrimi i parave”.
Në kuadër të të njëjtit hetim, gjykata ka vendosur gjithashtu sekuestro ndaj kompanisë Euro-Beton 2005, si dhe mbi llogaritë bankare të saj dhe ato personale të Telesco-s.
Sipas burimeve hetimore, autoritetet po vijojnë verifikimet për të zbardhur plotësisht skemën e dyshuar financiare dhe për të dokumentuar çdo aktivitet të paligjshëm që mund të jetë kryer.
Organet ligjzbatuese pritet të dalin me detaje të tjera në vijim të hetimeve.


