Gazetari: Rama i dekoron njerëzit pasi i vret policia ose i djeg shteti nga paaftësia

Kryeministri Edi Rama ishte sot në familjen e 32-vjeçarit Arjan Sala për ti dorëzuar certifikatën e “Dëshmorit të Atdheut” për shkak të aktit human që sakrifikoi jetën dhe shpëtoi 20 punonjës në zjarrin që ra para disa ditësh në një qendër tregtare në Tiranë.
”Fjalët janë të tepërta por duhet të jemi krenarë sepse ka shpëtuar shumë njerëz. Ka bërë vërtetë një heroizëm të madh dhe shumë të rrallë.
Natyrisht që jeta nuk ka çmim, nuk kthehet, sidoqoftë ne mendojmë që është detyra jonë që ta nderojmë e ta vlerësojmë dhe vendosëm që ta shpallim dëshmor”, tha ndër të tjera Rama.
Por për gazetarin Ylli Dylgjeri, edhe tek dekorimet ka një dallim të madh mes presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama.
Sipas tij, Rama dekoron vetëm pasi i vret policia ose i djeg shteti nga paaftësia.
Meta i dekoron njerzit për së gjalli.
Rama i dekoron ose pasi i vret policia, ose pasi i djeg shteti nga paaftësia.


