Pamjet e reja, heroi Arjan Sala vrapoi drejt zjarrit sapo u njoftua për flakët

Arjan sala i shpallur deshmor i Atdheut, ka vrapuar drejt vatres se zjarrit sapo eshte njoftuar per ngjarjen, teksa ndodhej ne sherbim prane qendres tregtare ku gjeti vdekjen ne Tirane.
Diten e sotme jane publikuar pamjet e kamerave të sigurisë që tregojnë lëvizjet e Arjan Salës në momentin që ra zjarri në qendrën tregtare Casa Italia, javen e kaluar.

32-vjeçari, i cili ishte shef i sigurisë në qendrën tregtare, hyri në magazinën ku ra zjarri dhe pasi shpëtoi 25 persona, u bllokua mes flakëve dhe humbi jetën.
Nga pamjet shikohet se Arjan Sala ka qene ne pjesen e jashtme te godines ne momentin kur eshte njoftuar nga koleget me radio per renien e zjarrit.

Fillimisht ai ecen drejt magazines dhe me pas vrapon nderkohe qe pas hyrjes se tij ne magazine, shikohet dalja e personave qe ndodheshin aty te cilet grumbullohen ne koridor pasi ishin shpetuar nga zjarri.
Ndrkohe vete punonjesi i sigurise nuk arriti te dilte. Trupi i Salës mbeti i bllokuar për 3 ditë, pasi forcat zjarrfikëse nuk arriten të ndërhynin për shkak të terrenit të vështirë.
Dje ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, shpalli Arjan Salën, “Dëshmor të Atdheut”.

Ditën e djeshme familjen e të ndjerit e ka vizituar dhe kryeministri Edi Rama./lajmifundit.al


