Dy shqiptarët arrestohen në Itali, inskenonin rrëmbimin e biznesmenëve

Prokuroria e Romës ka vene ne pranga dy shqiptarë dhe një shtetas Italian për inskenim të rrëmbimeve jashtë vendit.
Dy të dyshuarit Fredi Frrokaj dhe Olsi Mitraj dhe italiani Alberto Zanini përfunduan në burg nën akuzat e rrëmbimit për qëllime të terrorizmit.
Sipas hetimeve të prokurorisë të tre i propozuan dy sipërmarrësve nga Brescia për të simuluar një rrëmbim.
Një nga këta tani nën hetim për simulimin e një rrëmbimi dhe mashtrimi, është Alessandro Sandrini , sipërmarrësi nga Brescia i cili u zhduk në Turqi në tetor 2016 dhe u shfaq sërish në maj 2019
Një tjetër sipërmarrës nga Brescia, i cili nuk u paraqit në aeroporti në minutën e fundit, është identifikuar po ashtu.


