Pamje apokaliptike nga Puka / Flakët ‘përpijnë’ masivin pyjor në Malin e Tërbunit, digjet një banesë

Aktualitet

Pamje apokaliptike nga Puka / Flakët ‘përpijnë’

Situata paraqitet kritike në malin e Tërbunit në Pukë, ku një vatër zjarri vijon të përhapet me shpejtësi, duke përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme pyjore.

Flakët kanë përfshirë edhe një banesë të braktisur në lagjen Pezhve, në pronësi të Ali Bajramit, ndërsa zjarri po përparon në masivin me pisha të zeza.

Terreni i thepisur dhe i vështirë ka penguar ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse në zonë. Përballë flakëve janë angazhuar forcat zjarrfikëse, të cilat po ndërhyjnë me mjete rrethanore, në përpjekje për të frenuar përhapjen e zjarrit.

Ndërkohë, flakët vijojnë të avancojnë në masivin pyjor, duke e bërë situatën gjithnjë e më shqetësuese.

Autoritetet po monitorojnë zhvillimin e situatës dhe po vlerësojnë mundësitë për ndërhyrje në zonat më të prekura.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion