“Kërkojmë dorëheqjen e Ramës”/ Aktivistja: Më 8 shtator takohemi te Kuvendi, “parlamenti i krimit” nuk na përfaqëson

Aktualitet

“Kërkojmë dorëheqjen e Ramës”/ Aktivistja:

Aktivistja Arvina Lleshi ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e 100-të, e cila do të zhvillohet më 8 shtator, në orën 17:00, përpara Parlamentit.

Përmes një deklarate gjatë protestave kundër qeverisë, Lleshi u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen në shesh për t’i kërkuar klasës politike dorëheqjen.

Ajo bëri thirrje që qytetarët të mblidhen më 8 shtator përpara Parlamentit, duke theksuar se synimi është t’u përcillet politikanëve mesazhi se nuk i përfaqësojnë qytetarët.

“Nesër bëjmë 100 ditë të bashkohemi masivisht në shesh. T’i kërkojmë kësaj klase politike dorëheqje.

Më datë 8 në orën 17:00 takohemi te Parlamenti, për t’ju thënë që nuk na përfaqësoni. Parlament i krimit”, tha ajo.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion