Operacioni i SPAK kundër drogës/ Zbardhet emri i personit të 7-të, kush është i kërkuari me tre identitete!
Lajmifundit
/
27 Korrik 2025, 10:21
Aktualitet

Zbardhet emri i personit të shtatë të përfshirë në kuadër të një operacioni të gjerë të zhvilluar nga SPAK, për të cilin Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”.
I kërkuari është identifikuar si Elidon Skëndaj, i njohur edhe me emrat Devid Patrut dhe Devid Boraj. Burime nga organet hetimore bëjnë me dije se Skëndaj dyshohet se është larguar jashtë vendit dhe aktualisht mund të jetë strehuar në Dubai.
Autoritetet shqiptare kanë nisur procedurat për lokalizimin dhe arrestimin e tij në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.


