Operacioni ‘Fijet’, ishin vendosur nga grupet kriminale, çmontohen mbi 50 kamera më Kamëz
Lajmifundit
/
31 Janar 2023, 15:24
Aktualitet

Mbi 50 kamera janë çmontuar nga policia në Kamëz. Kamerat ishin të vendosura nga grupet kriminale me qëllim kontrollimin e lëvizjeve të policisë.
Kujtojmë se edhe në qytete si Shkodra, Vlora dhe në zona të tjera në Tiranë janë çmontuar kamera dhe sekuestruar nga policia.
Sakaq gazetari Igli Çelmeta tha se operacioni “Fijet” vijon edhe në Vorë dhe në zonë e Kombinatit.


