Ishte me pushime në Sarandë, 20-vjeçari nga Maqedonia gjendet pa shenja jete nga familjarët

Aktualitet

Ishte me pushime në Sarandë, 20-vjeçari nga Maqedonia gjendet

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Sarandë, ku një 20-vjeçar nga Maqedonia është gjetur i pajetë në banesën ku po qëndronte për pushime. Sipas Policisë, trupi i tij u zbulua më 26 korrik nga familjarët në lagjen nr. 1 të qytetit.

Viktima është identifikuar si O. J., ndërsa nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se i riu ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale, megjithatë autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht ngjarjen.

Specialistët e krimeve në Komisariatin e Sarandës kanë referuar materialet për vlerësim të mëtejshëm, ndërkohë që pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun përfundimtar të vdekjes. Rasti ka tronditur komunitetin, për shkak të moshës së re të viktimës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion