Kodi i ri Penal/ Burg për komentet që synojnë të ndikojnë vendimet e gjykatës

Aktualitet

Kodi i ri Penal/ Burg për komentet që synojnë të

Një draft i ri për Kodin Penal, i hartuar nga Ministria e Drejtësisë, parashikon masa të reja ndëshkuese ndaj kujtdo që përpiqet të ndikojë vendimmarrjen e gjykatës përmes komenteve publike.

Në dokumentin e publikuar, ndër dispozitat e reja është përfshirë edhe një nen që sanksionon penalisht deklaratat që mund të dëmtojnë pavarësinë e gjyqësorit apo të ndikojnë mbi perceptimin publik për proceset gjyqësore.

Sipas parashikimeve të nenit 534, çdo koment apo publikim që ka për qëllim ushtrimin e presionit ndaj gjykatës, manipulimin e provave, apo nxitjen e mosbesimit tek pavarësia e saj, do të konsiderohet vepër penale dhe dënohet me gjobë ose burg deri në tre vite.

“Bërja apo publikimi i komenteve me anë të të cilave synohet haptazi të ushtrohet ndikim në aftësinë e gjykatës për të marrë vendimet, nëpërmjet krijimit të rrethanave shtypëse ndaj pavarësisë së saj, shtrembërimit të qëllimshëm të cilësisë së provave apo paraqitjes së tyre në kundërshtim me përmbajtjen e vërtetë.

Imponimit për të krijuar pabesueshmërinë në publik të aftësisë së gjykatës për të qenë e pavarur, të kryera për çdo interes apo përfitim, për të dëmtuar apo favorizuar persona të veçantë, e kryer përpara dhënies së një vendimi gjyqësor, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.”-shkruhet në draftin e ri të Kodit Penal.

 

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion