Nuredin Dumani rrëfen kush qëndron pas ekzekutimit të Dritan Lamajt: I thashë Qolit ‘do iu jap një drekë atyre çunave’

Aktualitet

Nuredin Dumani rrëfen kush qëndron pas ekzekutimit të Dritan

I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani ka rrëfyer se kush qëndron pas vrasjes së ish-shefit të policisë në Komisariatin nr.6, Dritan Lamaj, krim i ndodhur më 24 Shkur 2013.

Vrasësi me pagesë, tashmë i kthyer në bashkëpunëtor të drejtësisë, ka zbuluar se pas ekzekutimit mafioz të Dritan Lamajt qëndron Henrik Hoxhaj.


Nuredin Dumani u shpreh se ka pasur një debat me Dritan Lamajn, i cili ishte shef policie tek komisariati nr.6, pasi sipas tij ai e kishte qëlluar disa herë kur u arrestua.

Ai ka rrëfyer gjatë seancës gjyqësore në GJKKO-së se pasi doli nga burgu mësoi se e kishin vrarë.

“Pata një debat me një shef policie tek komisariati nr 6. Më qëlloi disa herë kur u arrestova. Por kur dola, mora vesh që e kishin vrarë”, tha i penduari i drejtësisë.

Gjatë dëshmisë, ai shtoi se iu bë qejfi për ekzekutimin e Dritan Lamajt dhe i kishte thënë Festim Qolit që “do ju jap një drekë atyre çunave”. Sipas Nuredin Dumanit, Festim Qoli i kishte treguar se pas vrasjes qëndronte Henrik Hoxhaj.


“Mu bë qejfi për këtë. I thashë do ju jap një drekë atyre çunave. Më tha Festimi, do ja japësh se vëllai jonë është. E kishte fjalën për Henrik Hoxhajn”, tha ai.

Pjesë nga seanca:

Avokatja e Altin Ndocit, Elda Zotaj: Si je njohur me Henrik Hoxhajn?

Nuredin Dumani: Më kishte folur Festim Qoli për të. Më ka folur kur kam dalë nga burgu herën e parë, kur isha për dy makina të vjedhura.

Pata një debat me një shef policie tek komisariati nr 6. Më qëlloi disa herë kur u arrestova. Por kur dola, mora vesh që e kishin vrarë.

Mu bë qejfi për këtë. I thashë do ju jap një drekë atyre çunave. Më tha Festimi, do ja japësh se vëllai jonë është. E kishte fjalën për Henrik Hoxhajn.

Avokatja: Ku e takove Henrikun?

Nuredin Dumani: Njëherë e kam takuar në ditëlindjen e Festim Qolit. Atje vetëm jemi përshëndetur. Herën e dytë e takova tek hotel “Diplomat”. Kemi bërë muhabete me Festën dhe Henrikun. Diskutuam për atentatet që do bënin.

Avokati: Sa qëndruat aty?

Nuredin Dumani: E morëm Henrikun në bllok dhe shkuam tek “Diplomati”. Pastaj shkuam tek një dyqan afër “Taivanit” ku blemë një telefon të enkriptuar.

Në plan kishim vrasjen e Dorian Shkozës.

Avokatja: Ti çfarë pseudonimi mbaje në Sky për kohën?

Nuredin Dumani: Covid19.

Avokatja: I the Henrikut kë do vrisnit?

Nuredin Dumani: Jo, i thashë vetëm që për ketë do marrësh 35 mijë euro.

Avokatja: Kush u përshi tjetër në këtë vrasje

Nuredin Dumani: Kevis Alla, Asllan Plaku dhe unë. Klevisi oshte informator.

Ditën e ngjarjes ishte Covid, Klevisi erdhi tek shtëpia ime.

Avokatja: Çfarë bëri atë ditë?

Nuredin Dumani: Klevisi do sillte makinë dhe pastaj do ikte me makinën e Henrikut. Do ta vrisnim një natë më herët, por na u prish makina.

Abokatja: I keni treguar Klevis Allës për motivin e vrasjes së Dorian Shkozës?

Nuredin Dumani: Nuk më kujtohet.

Avokatja: A ke pasur konflikt personal me Dorian Shkozën?

Nuredin Dumani: Jo, nuk kam pasur.

Avokatja: Po konflikt fizik?

Nuredin Dumani: Asnjëherë.

Avokatja: Kur vendose ta vrisje?

Nuredin Dumani: Kur kam folur me Erion Alibeajn.

Avokatja: A kishe qëllim të vrisje Anxhelo Avdinë?

Nuredin Dumani: Asnjëh

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion