“Nuredin Dumani do dëshmojë pa praninë e medias”, GJKKO pranon kërkesën e SPAK, revoltohen keq avokatët e të pandehurve

Aktualitet

“Nuredin Dumani do dëshmojë pa praninë e medias”,

GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK për të zhvilluar gjyqin me dyer të mbyllura ndaj të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani.

Kjo gjë ka sjellë shumë pakënaqësi nga ana e avokatëve të pandehurve, të cilët pretendojnë se Dumani po mashtron me rrëfimet e tij, kështu që kërkon median që të bëjë rolin e arbitrit.

Kërkesën e bëri prokuroja Doloreza Musabelliu, e cila kërkoi që dëshmia e të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani të bëhej me dyer të mbyllura, me arsyetimin e ka dëshmi kofidenciale që nuk duhen bërë publike në media.

Mirëpo, kjo kërkesë u ndeshmë disa avokatë mbrojtës të të pandehurve në sallë, të cilët argumentuan se prezenca e medias ka shumë rëndësi.

“Kam 1 vit e gjysmë në burg dhe dua që fjala ime të jetë transparente dhe të bëhet me dyer të hapura”, deklaroi në gjyq i pandehuri Petrit Qoli.

 “Pavarësisht se në seancën e parë nuk ishte kjo kërkesë, duket e çuditshme pse prokuroria ka kërkuar një gjë të tillë. Sipas ligjit, kur dosja kalon për gjykim, nuk ka me sekret hetimor”, shtuan më tej avokatët mbrojës.

Edhe i akuzuari Adrian Uzuni kërkoi medoemos prezencën e medias në sallë, pasi pretendon se ndaj tij janë thënë gjëra të pavërteta nga "mashtruesi Nuredin Dumani":

“Unë jam baba i 3 kalamajve dhe media çfarë nuk ka shkruajtur për mua duke marrë për bazë fjalët e një mashtruesi. Unë dua që media të jetë në sallë dhe të dëgjojë. Dua vetëm drejtësi”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion