Nuk linte të qetë ish-bashkëjetuesen e tij dhe e përndiqte, në pranga 48-vjeçari
Lajmifundit
/
9 Korrik 2023, 13:38
Aktualitet

Një 48-vjeçar është arrestuar pasi ka përndjekur ish-bashkëjetuesen e tij. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se kjo e fundit është pajisur me urdhër mbrojtje.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin F. A., 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur ish-bashkëjetuesen e tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtje”, ka njoftuar policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.


