“Nuk e donte djalin sepse nuk i ngjate atij, por nënës”/ Eksperti Karamuço flet për rastin e Zhabolit

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, i ftuar në “Top Story”, përsa i përket rastit të Jetnor Zhabolit, i cili burgosi gruan dhe fëmijët e tij në shtëpi, për shkak të probleme të shëndetit mendor, tha se mund të kishte përfunduar në gjakderdhje.
Në një detaj tjetër tronditës, Karamuço tregon se 35-vjeçari nuk e donte djalin e tij pasi ai i ngjate më shumë të ëmës dhe jo atij.
“Duke ndjerë dhe parë gjithë dramën, edhe gruaja e vet është shumë e rënduar nga pikëpamja, sepse sheh kontraste shumë të forta nga ajo që kishte imagjinuar të shihte. Po të vazhdonte, mund të përfundonte në vrasje në familje. Shkoi deri këtu ku ai nuk e donte djalin sepse nuk i ngjate atij, i ngjante nënës”, tregon eksperti.


