Përjashtimi i deputetëve të opozitës nga Kuvendi, Baçi: Kjo është metoda e tyre

Politikë

Përjashtimi i deputetëve të opozitës nga Kuvendi,

Deputeti i përjashtuar nga Kuvendi, zoti Luan Baçi, ka komentuar rreth vendimit për përjashtimin e deputetëve të opozitës.

 

Zoti Baçi u shpreh se deputetët e përjashtuar nuk kryen asnjë veprim që të cënojë mbarëvajtjen e seancës dhe se nga kryetarja e Kuvendit, zonja Lindita Nikolla, u urdhërua që garda të largohej nga salla e Kuvendit.

Sipas tij, mazhoranca nuk u ndje në asnjë moment e kërcënuar dhe se ishte tepër e qartë që deputetët e opozitës u treguan tepër të qetë.

“U vërtetua që kjo është metoda e tyre. Ata gjithmonë synojnë që të përjashtojnë deputetët nga Kuvendi”, tha Luan Baçi.

Deputeti i PD-së u shpreh se ky vendim është kryer jashtë rregullores dhe në mënyrë të paligjshme.

“Komisioni i Etikës duhet të mblidhet brenda 48 orëve nga momenti që ndodh një ngjarje. Vendimi u dha 4 ditë më vonë. Komisioni duhet të thërrasë deputetët dhe të ballafaqohet me ta. Komisioni e dha vendimin pa na thirrur dhe pa u ballafaquar me ne”, ka shtuar Baçi.

Ai tha se në Kuvend gjejnë 5-6 deputetë, të cilët Baçi i quan “dele” dhe i dërgojnë për të paraqitur një kërkesë për përjashtimin e deputetëve.

Baçi e quajti qeverisjen e kryeministrit Rama si një “qeverisje diktatoriale” dhe se aktualisht po jetojmë në një sistem autoritar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion