Çështja e Belerit/ Artan Hoxha: Sa më shumë fut hundët Greqia, aq më shumë prish punë

Politikë

Çështja e Belerit/ Artan Hoxha: Sa më shumë fut

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka folur për çështje “Beleri” dhe ndërhyrjes së Greqisë për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Artan Hoxha është shprehur se Beleri nuk ëshët çështja politike apo që po bëhet në favor të Ramës, por është një process ligjor.

Gazetari thotës e ndërhyrja e Greqisë i prish edhe më shumë punë Belerit.  

"Për herë të parë BE, të gjithë institucionet ku Greqia ka rol sepse është anëtare, hera e parë që Shqipëria po merr një vendim i cili është në favor të saj. Është hera e parë kjo gjë. Nuk mendoj se po i bëhet si favor Ramës.

Beleri nuk është thjesht një minoritar, por Greqia ka investuar shumë. Beleri u zgjodh kryetar me votat e demokratëve dhe votat e Metës.

Prandaj të solla vendimin herën e kaluar. Të dy këta, e kanë akuzuar më parë. Beleri duhet të trajtohet si çështje e Shqipërisë. Duhet ta shohim si të drejtat e çdo qytetari shqiptar.

Beleri nga burgu ka bërë kallëzime dhe ato janë marrë parasysh, nuk është pak. Tjetra ishte ministre e jashtme dhe e mbrojtjes. Kallëzimi tjetër është kryetari i Bashkisë, zoti Jorgo Goro. Më ka çuar edhe mua.

Zoti Beleri nëse do të sulmohej në këtë formë, nuk do ti jepej e drejta për të bërë kallëzime ndaj funksionarëve dhe shtetasve shqiptarë, duke qenë i paraburgosur. Në të gjitha këto raste SPAK ia ka marrë parasysh.

Sa më shumë fut hundët Greqia, aq më shumë prish punë", tha Hoxha

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion