“Nuk doja ta vrisja!”- Zbardhet dëshmia e të riut që goditi 57-vjeçarin me çekiç pas sherrit për makinat

Zbardhet dëshmia e 28-vjeçarit Andi Vokri që goditi për vdekje me çekiç 57-vjeçarin Petrit Ndou pas një konflikti mes tyre. Ngjarja u shënua pas mesnate në aksin rrugor Thumanë-Krujë.
Sipas dëshmisë së autorit 28-vjeçar që është arrestuar nga policia, gjithçka ka nisur për shkak të gërvishtjes së automjeteve të autorit dhe viktimës.
Fillimisht mes tyre ka pasur një konflikt verbal me sharje dhe fyerje. Autori më pas ka goditur disa herë me çekiç në kokë dhe trup viktimën, çekiç të cilin e ka pasur në makinë.
“Nuk doja ta vrisja, ishte konflikt i çastit dhe situata më doli nga kontrolli”, ka deklaruar 28-vjeçari në komisariat.
Dëshmitar okular në vendngjarje ka qenë bashkëshortja e viktimës, Petrit Ndou e cila ka rrëfyer të gjithë dinamikën dhe se bashkëshorti i saj u qëllua me çekiç nga i riu.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 00:40, në aksin rrugor “Thumanë-Krujë”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, është goditur me sende të forta dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi P. N., 57 vjeç. Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar autorin e dyshuar dhe shtetas që mund të ketë dijeni për ngjarjen, por për shkak të hetimit, nuk jepen të dhënat e tyre.


