Vranësira kalimtare, ja si do jetë moti dhe temperaturat në fundjavë

Në fundjavë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i depërtimit gradual të masave ajrore të nxehta për shkak të aktivitetit të Anticiklonit Afrikan mbi një pjesë të Evropës qendrore dhe kryesisht atë lindore – juglindore.
Në këtë mënyrë moti si për ditën e Shtunë ashtu dhe për ditën e Diel parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin si dhe vranësira të pakta kalimtare në relievet malore në lindje në orët e mesditës.
Era do të fryjë kryesisht e lehtë me drejtim veriperëndim – jugperëndim dhe shpejtësi mesatare 1-4 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare hera-herës në mesditë dhe pasdite ajo fiton shpejtësi deri në 6 m/s.
TEMPERATURAT
E shtunë, dt.06, temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 21 / 31 °C
në vendet e ulëta: 18 / 33 °C
në vendet malore: 14 / 28 °C


