Peshkaqenët sulmojnë pushuesit në Teksas dhe Florida

Bota

Peshkaqenët sulmojnë pushuesit në Teksas dhe Florida

Disa pushues u kafshuan nga peshkaqenët në plazhet e Teksasit dhe Floridës më 4 korrik, thanë autoritetet vendase.

Një 26-vjeçar u kafshua nga një peshkaqen në New Smyrna Beach, Florida, të premten.

I riu u kafshua rreth orës 16:15 të së premtes në këmbën e tij të majtë, ndërsa notonte në një tub të brendshëm në ujë 5 metra të thellë. Pas ngjarjes, ai është transportuar në spital. 

Ky sulm erdhi pothuajse 24 orë pasi një 21-vjeçar nga Ohio u kafshua në New Smyrna Beach ndërsa luante futboll në ujë dtë enjten pasdite, sipas ‘Volusia County Beach Safety Ocean Rescue’.

Në Teksas, katër persona u ndeshën me një peshkaqen teksa shkonin në ujërat e ishullit Padre Jugor në festën e Ditës së Pavarësisë, citon top chanel.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion