Mozzik i dashuruar kokë e këmbë, reperi bën deklaratën e veçantë për romancën me Lotina Hazirin

Showbiz

Mozzik i dashuruar kokë e këmbë, reperi bën deklaratën

Reperi i njohur Mozzik po përjeton një nga periudhat më të bukura të jetës së tij në planin personal.

Prej më shumë se një viti, ai ka bërë publike lidhjen me bukuroshen Lotina Haziri, dhe duket se ndjenjat mes tyre po bëhen gjithnjë e më të forta.

Gjatë një koncerti të mbajtur në Zvicër, reperi u pyet se çfarë e mban në formë, dhe pa u menduar shumë ai u përgjigj:

“Dashuria, asgjë tjetër. Njeriu i dashuruar s’ka më mirë.” tha ai duke qeshur.

Kujtojmë që Mozzik më parë ka qenë në një marrëdhënie me reperen Loredana, me të cilën ka edhe një vajzë, Hana.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion