Një tjetër makinë digjet në Vlorë, reagon policia
Lajmifundit
/
31 March 2021, 08:15
Aktualitet

Policia ka njoftuar se në afërsi të teatrit Petro Marko një makinë është përfshirë nga flakët. Policia paraprakisht ka treguar se dyshohet se shkak i rënies së zjarrit në mjetin tip Ford të jetë bërë një shkëndijë elektrike.
Policia ka shkruar pranë vendit të ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e saj.
Kujtojmë se pak ditë më parë, një tjetër makinë u përfshi nga flakët në Vlorë, ku dyshimet e para ishin të qëllimshme.


