2 persona kërcënojnë rojën dhe vjedhin paratë e firmës së ujit në Lushnje, policia nis kërkimin

Aktualitet

2 persona kërcënojnë rojën dhe vjedhin paratë e

Një grabitje ka ndodhur në Lushnje një ditë më parë, ku mësohet se dy persona ende të paidentifikuar kanë kërcënuar rojën dhe kanë marrë lekët e një firme uji në fshatin Zhamë Sektor, në Dushk.

 “Më datë 30.03.2021, rreth orës 22:00 në fshatin Zhamë Sektor, Njësia Administrative Dushk, dy persona ende të paidentifiliar duke kërcënuar rojen, kanë marrë një sasi parash të një firme uji.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT