Drogë dhe kundërshtim të punonjësit të policisë, arrestohen tre persona në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar të paktën 3 persona, të akuzuar për vepra të ndryshme penale. Blutë bëjnë me dije inicialet të arrestuarve dhe veprat penale që akuzohen.
“Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. B., 45 vjeç, pasi nga kontrolli fizik dhe i mjetit me të cilin ky shtetas qarkullonte, sherbimet e Policisë të Komisariatit Nr.2 gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotikë kokainë, një pjesë e së cilës ishte e ndarë në doza, gati për shitje.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve : J. M., 25 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ;
•Më datë 30.03.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit Sh. M., 32 vjeç, për veprat penale "Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik" dhe "Goditje për shkak të detyrës". Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.


