Një i ri shkon në spital me plagë thike, policia e Tiranës nis hetimet për ngjarjen misterioze

Aktualitet

Një i ri shkon në spital me plagë thike, policia e Tiranës

Një 34-vjeçar përfundoi në spital të dielën, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga shtrati i spitalit ku mori mjekim për plagën e shkaktuar nga thika, ai bëri denoncim për forcat e rendit, duke zbardhur atë që i ndodhi kur po kalonte në Rrugën e Dibrës.

Sipas të riut, një person, të cilin ai ka thënë se nuk e njeh dhe nuk e ka identifikuar dot, e ka qëlluar me thikë.


Policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen e ndodhur në rrethana të paqarta.

Njoftimi i policisë:

Më datë 04.07.2021, në Rrugën e Dibrës, në rrethana ende të paqarta, një shtetas ende i paidentifikuar e ka goditur me mjet prerës shtetasin E. Sh., 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Punohet për identifikimin, kapjen e autorit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion