Rrëshqitja e dherave në Japoni shkakton 3 viktima, 20 raportohen të zhdukur

Bota

Rrëshqitja e dherave në Japoni shkakton 3 viktima, 20 raportohen

Dy ditë pas rrëshqitjes së dherave në Japoni, në qytetin e Atami, janë raportuar 3 të vdekur dhe 20 të zhdukur. Zyrtarët lokalë janë shprehur se nuk kanë qenë ende në gjendje të përcaktojnë fatin e dhjetëra të tjerëve në zonë në kohën e katastrofës.

“Për momentin ne kemi konfirmuar që 102 njerëz janë të sigurt dhe të shëndoshë, ndërsa ne vazhdojmë të verifikojmë sigurinë e 113 të tjerëve nga 215 banorët të cilët ishin me sa duket në zonën e goditur nga rrëshqitja e tokës”, tha Yuki Sugiyama, një zyrtar lokal.

Ndërkohë, kryetari i bashkisë së Atami, Sakae Saito në një konferencë për mediat tha se numri zyrtar i rreth njëzet personave të zhdukur është “një numër i bazuar në informacionin që kishte arritur në komunë në momentin që kishte ndodhur katastrofa dhe për këtë arsye i nënshtrohet rishikimit”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion