Emrat/ "Fortuna" në Policinë e Shtetit, kush janë drejtuesit e qarqeve që mbetën të paprekur

Aktualitet

Emrat/ "Fortuna" në Policinë e Shtetit, kush janë

E lajmëruar prej kohësh, dhe e përshpejtuar pas vrasjes së Velipojës dhe aksidentit ku u shua familja Gushi në Fier-Vlorë, Policia e Shtetit njoftoi sot zyrtarisht ndryshimet në radhët e drejtuesve, që më së shumti i ngjajnë një riciklimi.

Shumë prej figurave të vendosura në krye të drejtorive të qarqeve, kanë qenë në pozita drejtuese, dhe thjesht janë transferuar nga një qark në një tjetër.

Të vetmit drejtues qarqesh që i kanë mbijetuar ndryshimeve të firmosura me urdhër të Ardi Veliut, janë ai i Tiranës Kastriot Skënderaj, dhe ai i Gjirokatrës Fatmir Hoxha.

10 drejtuesit e tjerë të qarqeve janë zëvendësuar, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e tyre janë transferuar në drejtori paralele, duke mos nxjerrë nga sistemi asnjërin prej tyre.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion