Një çështje ka ndërruar 4 prokurorë, thellohet skandali në Prokurorinë e Pogradecit

Aktualitet

Një çështje ka ndërruar 4 prokurorë, thellohet

Skandali në prokurorinë e Pogradecit është thelluar. Bëhet fjalë për dosjen e një aksidenti që duhet të ishte mbyllur brenda 3 muajsh, por që vijon të zvarritet për më shumë se 2 vjet në këtë prokurori. Gjithashtu, kjo çështje ka ndryshuar disa herë drejtuesin dhe prokurorët e kësaj cështje.

Aksidenti u shënua në aksin Korçë-pogradec në vitin 2019 dhe prej atëherë dosja e hetimeve ka kaluar në duart e 4 prokurorëve, por asnjëri prej tyre nuk e ka cuar atë për gjykim. Në aksin rrugor Pogradec-Korcë, në vendin e quajtur “Çezma e Sanxhakut”, një kamion tip IVECO, u përplas me një mercedez benz, që drejtohej nga një shtetas grek, i cili humbi jetën. Drejtuesi i kamionit u vu në pranga, ndërsa automjetet e dëmtuara u sekuestruan deri në përfundim të hetimeve.

Fillimisht me hetimin e aksidentit u mor Sotiraq Kllapi i cili kaloi prokuror në SPAK, më pas Dorina Bejko e Shkelqim Kokona, ndërsa së fundi dosja është në tryezën e prokurorit Gjergji Ceka. Të gjithë prokurorët, sapo kanë marrë në dorë çështjen, kanë hedhur poshtë aktet e paraardhësit, madje edhe ekspertimin e kryer nga ekspertët, duke e rinisur gjithcka nga e para.

Ekspertimi teknik i urdheruar në fillim të hetimeve nxori fajtor të aksidentit viktimën, i cili kishte shkelur rregullat e qarkullimit rrugor. Zvarritja e hetimeve për 2 vite nga çdonjëri prokuror nuk po sjell drejtësi për këtë ngjarje dhe mban të bllokuar për dy vjet një mjet me vlerë 80 mijë euro. Kërkesat e palëve për ta përfunduar hetimin brenda një afati të arsyeshëm, sic parashikohet nga ligji, kanë rënë në vesh të shurdhër.

Prokurori aktual i çështjes, Gjergji Ceka tha se e ka marrë dosjen vetëm muajin e fundit dhe se po kryen të gjitha proceset hetimore për gjetjen e fajtorit. E derisa të mbyllen hetimet e çështja të shkojë më në fund për gjykim, ende mbetet e pasqaruar se përse kjo dosje kalon nga një dorë në tjetrën dhe përse hetimet dhe ekspertizat e kryera hidhen poshtë sa herë ndërrohet prokurori./BW

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion