Miratohen propozimet e Bashës, anëtari i Komisionit Statutor: Duhet të dëgjohej edhe fjala e Kadilli

Pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit Statutor të PD, ka folur anëtari i këtij komisioni. Enno Bozdo tha se ky komision vendosi të kalonte propozimet e Bashës, por edhe propozimet e Kadillit duhet të kishin kaluar që partia të ishte në përmirësim të vazhdueshëm.
“Në dijeni time propozimet e Bashës kaluan të gjitha. Propozimet ndahen në dy grupe ato që rregullojnë statutin aktual dhe që janë të vlefshme për një harmonizim më të të mirë ku janë krijuar problemet dhe propozime e Fatbardh Kadillit që e rikonceptojnë PD, të gjitha këto propozime janë politike dhe të gjitha duhet t’i kalonin kryesisë. Unë mendoj se të gjitha propozimet politike kanë vlerë dhe nuk mund të hiqet nga tavolina”, tha Bozdo.


