Politikani serb thirrje qytetarëve: Mos i kaloni pushimet në Shqipëri për një Coca Cola më të lirë…!

Kosovë&Rajon

Politikani serb thirrje qytetarëve: Mos i kaloni pushimet në
Politikani serb Dragan Markoviç ka Palma, udhëheqësi i partisë Serbia e Bashkuar dhe një partner i koalicionit Partia progresive Serbe (SNS) në pushtet, u bëri thirrje qytetarëve serbë që të mos i kalojnë pushimet e verës në Shqipëri.

Ai tha se nuk mund ta kuptonte se si dikush mund të shkonte në vendin që “nxiti gjithçka që shqiptarët e Kosovës u bënë serbëve”, shkruan media serbe.

“Nuk mund ta kuptoj dikë që thotë – ‘Kam kaluar mirë në Shqipëri.’ Ne nuk duhet ta shesim Golgotën që përjetuam si në Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore dhe në ngjarjet e fundit në Kosovë, kur u kryen krime të tmerrshme kundër serbëve dhe kur të gjithë serbët u dëbuan falë Shqipërisë. Për një Coca Cola më të lirë, krahasuar me destinacionet e tjera”, u shpreh Markoviç.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion