Nisin homazhet publike, qytetarët e parë mbërrijnë për të nderuar figurën e Nanos

Aktualitet

Nisin homazhet publike, qytetarët e parë mbërrijnë për

Qytetarët e parë kanë mërritur në ambientet e Pallatit të Kongreseve për të nderuar figurën e ish-kryeministrit Fatos Nano. Pas mbërritjes së arkëmortit të Nanos, qytetarët kanë mbërritur për të nderuar figurën e Nanos.

Këshilli i Ministrave të premten vendosi që të shpallë Zi Kombëtare ditën e dielë, më 2 nëntor në nderim të Nanos. Këtë të dielë të gjitha institucionet shtetërore dhe publike do të ulin flamuri kombëtar në gjysmë shtize.

Ish-kryeministri Fatos Nano është ndarë të premten nga jeta në moshën 73-vjeçare. Prej më shumë se 3 javësh Nano gjendej i shtruar në një spital privat në kryeqytet në gjendje të rëndë.

Nano ndodhej në spital prej datës 8 tetor pas problemeve kronike respiratore. Ish-kryeministri, Nano pësoi arrest kardiak dhe më pas vdekje klinike të trurit. Prej ditësh gjendja e tij shëndetësore ishte e rënduar dhe pa përmirësim. Në 16 shtator të këtij viti, ish-lideri histrorik i PS, Nano festoi ditëlindjen e 73-të.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion