Nga Rama te Veliu/ Ja emrat që do thirren si dëshmitarë në komisionin Hetimor ‘TIMS’

Aktualitet

Nga Rama te Veliu/ Ja emrat që do thirren si dëshmitarë në

Është mbajtur këtë të martë mbledhja e Komisionit Hetimor për sistemin “TIMS”.

Sipas kreut të këtij Komisioni, demokratit Ervin Salianji, do të kërkohet hetim për patronazhistët dhe daljen e të dhënave të qytetarëve.

Salianji listoi edhe emrat e zyrtarëve që do të thirren për të dëshmuar.

“Do thirren për të dëshmuar Edi Rama, Taulant Balla, Muhamet Rrumbullaku, Florjan Sulejmani drejtor i AMP, Bledar Çuçi, Gledis Nano, Ardi Veliu, Zef Laska, Neritan Nallbati, Dorjan Tola, Ervin Muça, Ervina Gjana, besjan Tanuzi. Henri Ndoni, Ardit Muça, Elona Goga”, u shpreh Salianji.

Ai shtoi se pyetja e dëshmitarëve do të bëhet brenda datës 5 qershor 2024

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion