Tragjedi në Turqi/ Shpërthimi në një klub nate në Stamboll shkakton 29 viktima
Një shpërthim i frikshëm ndodhi në katin e parë të një pallati 16-katësh në Sisli të Stambollit, duke vrarë 29 persona dhe duke lënë një të plagosur.
Në vendngjarje mbërritën menjëherë forcat e policisë, zjarrfikëset dhe ekipet mjekësore.
Në njoftimin e administratës së Stambollit, thuhet se zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga t.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Sipas njoftimeve, një shpërthim ka ndodhur në skenën e klubit të natës të quajtur Masquerade, që ndodhet në katin përdhes të një pallati 16-katësh, i cili ishte i mbyllur për Ramazan teksa po rinovohej. Pas shpërthimit ka rënë zjarr në lokalin e natës. Ndërsa zjarri shpërtheu, klubi dhe ndërtesa u mbushën me tym. Në atë moment, ata që ishin në klub dhe në ndërtesë mbetën të bllokuar.
Kryetari i Bashkisë së Kostandinopojës, Ekrem Imamoglu, ka qenë në vendngjarje dhe ka konfirmuar numrin e viktimave. Ai tha se nuk është paraqitur asnjë kërkesë për leje ndërtimi apo rinovimi. “Është dy kate më poshtë, kështu që nuk duket. Nuk ka pasur asnjë ankesë. Ka pasur një ndërhyrje të paligjshme”, theksoi ai.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan kontaktoi ministrin e Brendshëm Ali Gerlikaya dhe u informua për incidentin. Prefekti i Stambollit deklaroi se klubi i natës kishte licencë për të funksionuar që në vitin 1987 dhe e rinovoi atë në vitin 2018.
Njëkohësisht, siç njoftoi ministri turk i Drejtësisë, janë caktuar 3 prokurorë për të hetuar shkaqet që çuan në tragjedi. ndërsa për 5 persona janë lëshuar urdhër arresti.