Nga “Princi” te “Booss”-i, zhvillohet ankandi për targat e luksit, publikohen edhe çmimet

Aktualitet

Nga “Princi” te “Booss”-i, zhvillohet ankandi për

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka hapur për herë të parë në Shqipëri një ankand për shitjen e targave të luksit.

“E veçanta kushton, dallohet, ndaj bëhuni gati të rrëmbeni targën e ëndrrave”, shkruan DPSHTRR në njoftim.

DPSHTRR ka publikuar edhe një listë të “targave ekskluzive” si dhe vlerën që do të nisë ankandi.

“Targat e personalizuara që do të shiten nëpërmjet ankandit, janë pjesë e “ᴛᴀʀɢᴀᴠᴇ ᴇᴋꜱᴋʟᴜᴢɪᴠᴇ”, një listë me kombinime shumë të kërkuara, ndaj dhe ftohet çdo i interesuar të garojë për t’i fituar! DPSHTRR do të rifreskojë dhe publikojë rregullisht listën e kombinimeve/zgjedhjeve luks që do të paraqiten në ankand, si dhe informacionet në lidhje me organizimin e ankandit.

Targa ekskluzive e koleksionit luks ka një çmim fillestar nga i cili nisin ofertat e ankandit. Vlera finale e targës përcaktohet nga ofertat më të larta në ankand!

Regjistrohuni online në ankand brenda datës 1 qershor, duke përzgjedhur preferencën tuaj në listën e publikuar në

https://www.targaluksi.dpshtrr.al/ankand-show”.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion