Nga drejtor i Portit të Durrësit në krye të DPSHTRR, zv.kryeministrja Balluku prezanton Kreshnik Bajraktarin

Aktualitet

Nga drejtor i Portit të Durrësit në krye të DPSHTRR,

Është prezantuar këtë të mërkurë drejtori i ri i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor(DPSHTRR), Kreshnik Bajraktari.

Prezantimin e tij e ka bërë zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Bajraktari, i cili ishte më parë Drejtor i Portit të Durrësit, do të zëvendësojë Endri Haxhiun, i cili siç tha zëvendëskryeministrja Balluku, do të marrë një detyrë të re.

“Ka qenë drejtor në Portin e Durrësit, Kreshniku është një bashkëpunëtor i mirë, është bashkëpunues dhe do të mbështesë secilin në këtë mision. Dua të falënderoj Endrin, i cili do të marrë një detyrë tjetër”, u shpreh Balluku.

Kujtojmë se një ditë më parë Liburn Aliu u emërua drejtori i ri Portit të Durrësit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion