Netanyahu paralajmëron rebelët sirianë: Mos lejoni Iranin të rivendoset në Siri, nëse na sulmoni...

Aktualitet

Netanyahu paralajmëron rebelët sirianë: Mos lejoni Iranin të

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar forcat rebele siriane që të mos ndjekin hapat e presidentit të rrëzuar Bashar al-Assad dhe të lejojnë Iranin të rivendosin ndikimin e tyre në Siri.

“Nëse ky regjim lejon që Irani të rivendoset në Siri, ose lejon transferimin e armëve iraniane ose armë te Hezbollahu, ose nëse na sulmon, do të përgjigjemi me forcë. Ajo që ndodhi me regjimin e kaluar do të ndodhë edhe me atë aktual”, tha Netanyahu në një video të postuar në X.

Kujtojmë se Irani ishte një nga aleatët më të rëndësishëm të Bashar al-Assad dhe Hezbollahut. Irani dërgoi qindra luftëtarë për t’iu bashkuar luftës civile siriane dhe ishte aktor kyç për mbajtjen e Al-Assad në pushtet.

Deklarata e Netanyahut vjen pasi Forcat e Mbrojtjes së Izraelit konfirmuan për herë të parë se trupat e saj po operonin përtej zonës së demilitariuar në Golan Heights.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion