Durrës, 33-vjeçari kërkohej prej ditësh nga familja, e vrau shoku i tij i dehur: Më ngacmoi gruan!

Aktualitet

Durrës, 33-vjeçari kërkohej prej ditësh nga familja, e

Një 33-vjeçar, i cili rezultonte i zhdukur prej 2 dhjetorit u gjet i pajetë nga Policia e Durrësit. Pas hetimeve të ngjarjes ka rezultuar se 33-vjeçarin B.Sh e kishte hedhur nga ura shoku i tij, i cili kishte fshehur krimin.

Dyshimet janë se mes viktimës dhe autorit të dyshuar ka pasur një konflikt të momentit, ndërsa i arrestuari ka shtyrë qëllimisht shokun e tij, i cili ka rënë nga ura në një kanal të ujrave të zeza ku ka humbur jetën.

Ne gjendje te dehur, autori ka pretenduars e viktima i ka ngacmuar gruan, por ky fakt nuk eshte i vertetuar.

“Shtetasi H. Sh., banues në lagjen nr. 15 Durrës, më datë 04.12.2024, ka kallëzuar në Komisariatin e Policisë Durrës, se prej datës 02.12.2024, djali i tij shtetasi B. Sh., 33 vjeç, ishte larguar nga banesa dhe kishte humbur kontaktet me të.

Shërbimet e Policisë  kryen kontrolle intensive dhe më datën 05.12.2024, kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të pajetë të shtetasit 33-vjeçar.

Nga këqyrja e trupit të viktimës nuk u konstatuan shenja dhune, por nga këqyrja e vendit të ngjarjes dhe veprimeve të tjera hetimore, grupi hetimor krijoi dyshime se  ngjarja nuk ishte aksidentale.

Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore u dokumentua dhe me prova shkencore se shtetasi M. H., 35 vjeç, banues në lagjen nr. 15 Durrës, më datë 02.12.2024, pas një konflikti për motive të dobëta, ka shtyrë duke e hedhur nga një urë  në kanalin e ujërave të zeza shtetasin B. Sh, i cili si pasojë e rrëzimit ka humbur jetën”, njoftoi Policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion