“Zbërthehet” Nuredin Dumani para hetuesve, i penduari shpjegon si i kërkuan vrasjen e një gruaje

Aktualitet

“Zbërthehet” Nuredin Dumani para hetuesve, i penduari shpjegon

I penduari i drejtësisë risolli edhe njëherë para gjykatës ngjarjet kriminale ku është përfshirë duke nisur nga eliminimi i Fatmira Dedës një nënë në kërkonte drejtësi.

M'u lutën për vrasjen e Fatmira Dedës kujtoi i penduari duke akuzuar Festim Qolin, i cili po shqetësohej nga gruaja sepse ajo kërkonte nga drejtësia gjetjen e autorëve që i vranë të birin Ervisin. Për ta vrarë nënën, Dumanit ju premtuan 40 mijë euro, i cili tha se gjeti  si ndihmës Talo Celën.

Ky i fundit megjithëse vlerësoi se krimi kushtonte më tepër  vendosi ta mbyllë porosinë me parashikimin se do ju duheshin për punët e tjera.

Me një përshkrim të detajuar ky ekspozohet forca brutale e grupit, dhuna dhe nga ana tjetër qytetarët që përpëliteshin nën sulmet e armatosura, Nuredin Dumani nxori nga kujtesa rolin e secilit. Për Festim Qolin u shpreh se do ti njoftonte përmes fjalës kuçe ‘erdha”, sapo të konstatohej se gruaja po afrohej me automjetin e saj . “ Talo e qëlloi me thikë që mos të ngjante si vrasje me pagesë por të dukej si grabitje” . Gruaja bërtiti derisa sa dha shpirt. Njësoj kishte bërtitur edhe kambisti që u sulmua me leva nga Ilirian Feci, Talo Çela  dhe Gentian Sharra.

‘Një moment Talo e qëlloi në fytyrë dhe ai ra përtokë , nuk foli vetëm rënkoi” kujtoi dumani për 60-vjeçarin. Anëtarët e grupit u përshkruan njësoj të dhunshëm edhe për grabitjen e një kasaforte në Vilëbashtovë, dhe për episode të kryera ndër vite prej të akuzuarve. Gjatë dëshmisë i penduari u ndërpre nga ish shokët e grupit të cilët janë para drejtësisë sipas dosjes së pagëzuar Plumbi i artë, i cili për llogari të drejtësisë qëlloi 18 persona.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion