Nesër përcillet në banesën e fundit, sot mbahen pritjet në nderim Artan Lames

Politikë

Nesër përcillet në banesën e fundit, sot mbahen pritjet

Artan Lame, ish-kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, është ndarë nga jeta. Familja e të ndjerit ka njoftuar se pritjet për nder të tij do të mbahen sot, më 26 maj, pranë agjencisë funerale “Alba 2000” në Rrugën e Durrësit, nga ora 10:00 deri në 20:00.

Të martën, më 27 maj, do të zhvillohen homazhe në nder të Lames pranë Akademisë së Shkencave, në sallën “Libri Enciklopedik”, duke nisur nga ora 10:00. Ceremonia e varrimit do të mbahet po atë ditë, në orën 12:00, në varrezat e Sharrës.

Pritjet do të vazhdojnë edhe të mërkurën dhe të enjten, nga ora 09:30 deri në 13:00 paradite dhe nga ora 17:00 deri në 20:30 pasdite.

“Të dashur familjarë e miq, erdhi momenti i ndarjes përfundimtare me njeriun tonë të dashur, ARTAN LAME. Pritjet për nder të tij do të mbahen ditën e hënë, më 26 maj, nga ora 10:00 deri në 20:00, pranë agjencisë funerale “Alba 2000”, Rruga e Durrësit (ish-ambasada jugosllave).

Të martën, më 27 maj, do të zhvillohen homazhet në nderim të Tanit pranë Akademisë së Shkencave, salla “Libri Enciklopedik”, duke filluar nga ora 10:00. Në orën 12.00 do ta përcjellim ne banesën e fundit, në varrezat e Sharrës, Tiranë. Pas ceremonisë, pritjet do të vazhdojnë ditën e mërkurë dhe e enjte, nga ora 09:30 deri në 13:00 dhe nga ora 17:00 deri në 20:30. Pranë agjencisë funerale “Alba 2000”, Rruga e Durrësit (ish-ambasada jugosllave). Me respekt Familja”, njofton familja.

Artan Lame është ndarë nga jeta në moshën 58-vjeçare në Gjermani, pas një ndëhyrje të vështirë në zemër. Ai u nda nga jeta pas daljes nga gjendja e komës. Ai ka mbajtur poste të larta drejtuese në shtetin shqiptar si zëvendësministër apo drejtor i Agjensisë së Kadastrës dhe Legalizimeve.

Lame ishte publicist, opinionist, studiues i historisë shqiptare dhe një veprimtar për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të vendit. I lindur në Tiranë në vitin 1967, me origjinë nga fshati Qytezë i Kolonjës, Artan Lame la gjurmë si pjesë e shoqërisë civile dhe si funksionar publik.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion